Rreth 2651 pacientë kanë përfituar falas shërbimin e Paketës së Kataraktës në 11 muajt e parë të 2021.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thekson se zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet e qytetarëve dhe rritur cilësinë e jetës.

“2651 pacientë kanë përfituar Paketën e Kataraktës dhe lentet falas 11 muajt e 2021. Kemi zgjeruar financimin dhe shkurtuar listën e pritjes. Përveçse në QSUT ky shërbim ofrohet edhe në Elbasan Fier, Vlorë, Durrës”, thekson FSDKSH.

Sipas Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, zgjerimi i shërbimeve shëndetësore falas ka ulur shpenzimet nga xhepat e qytetarëve.

Më parë një ndërhyrje e tillë kushtonte rreth 35 mijë lekë të reja/lente, sot ndërhyrja dhe lentet janë falas. Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thotë se ky është një hap përpara drejt mbulimit shëndetësor universal.