Rreth 7 334 procedura angiografi dhe angioplastikë koronare, pjesë e paketës së Kardiologjisë janë kryer në periudhën janar-nëntor 2021.
Shifrat janë bërë të ditura nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), ndërsa ky i fundit ka apeluar për kujdes ndaj zemrës.
“7 334 procedura kardiologjike dhe kardiokirurgjikale janë financuar 100% nga FSDKSH 11 muajt e 2021”, thekson FSDKSH.
Sipas FSDKSH, janë kryer 3 117 angiografi, 599 procedura kardiokirurgjikale, 663 acemaker/Angioplastikë dhe 2 955 Angiografi/ Angioplastikë.
Shërbimi i specializuar mjekësor, plotësimi i nevojave të çdo pacienti dhe financimi i paketave shëndetësore vazhdon pa ndërprerje me 100 % financim nga FSDKSH.
Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e përfitojnë falas afër vendbanimit.