Edhe pse Sali Berisha ka thirrur sot një protestë nën retorikën e nacionalizmit dhe populuzmit, duket se asnjë emër i njohur nga Kosova nuk i është bashkuar atij.
Nga lista e folësve në miting mësohet se vetëm Melihate Termkolli është në mbështetje të aktivitetit të sotëm.

Termkolli ka qenë ish-deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërsa nuk mban më asnjë post prej shumë vitesh.

Duket se pavarësisht përpjekjeve të Berishës për t’i ‘prekur’ shqiptarët me thirrje kundër Aleksandër Vuçiç dhe Ballkanit të Hapur, partitë serioze apo intelektualët e Kosovës nuk e kanë ngrënë këtë ‘karrem’.

Kështuqë edhe kundër Ballkanit të Hapur, Berisha shoqërohet nga Flamur Noka, Erzen Breçani, Tritan Shehu, Albana Vokshi. Dhe së fundmi, edhe nga Ylli Manjani.

/javanews