Pas takimit të Këshillit për MSA-në, ndërmjet delegacionit kosovar dhe BE-së, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-se, Joseph Borrell u përplasën marrëveshjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.
Borrell kërkoi prerazi zbatimin e saj, ndërsa Kurti tha se ajo nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
Në këtë pikë, kryediplomati europian tha se e konsideron të padobishëm takimin Kurti-Vuçiç javën që vjen për sa kohë nuk ka pajtueshmëri, por tha se viti ende s’ka përfunduar dhe do të tentojnë ta realizojnë atë vetëm se mbi bazën e premisave konkrete.
Në takimin që zhvilloi më pas me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kurti po ashtu u shfaq i qartë në qëndrimin e tij.
Teksa mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin e vendit, ai u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, e sidomos në domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe tha se janë të përkushtuar për zbatimin e prioriteteve që dalin nga MSA-ja, por kërkoi që kushtet e BE-së të jenë të barabarta dhe të drejta për gjithë rajonin.