“Sot ishte shumë e rëndësishme të ktheheshim te fitorja. Na duhej për besimin tonë, edhe pse jam i bindur se kundër Napolit nuk e meritonim të humbnim”. Stefano Pioli është dukshëm i kënaqur me pokerin e të tijve ndaj Empolit: “Mirë për renditjen tonë, na lejon të kemi pushime të lumtura. Çdo fitore ka rëndësinë e tri pikëve, por kjo peshonte pak më shumë, sepse vinim nga një përballje e humbur me rival direkt dhe nga disa paraqitje jo të mira tonat”.

Pioli pa reagimin që donte: “Ne fituam me shpirt ekipi. Nuk mendoj se na ka munguar përulësia në ndeshjet e mëparshme, kam lexuar disa komente dhe i kam përdorur për t’i motivuar disa nga lojtarët e mi”.

Kampionët e dimrit të Interit nuk shkaktojnë ndonjë ndjesi të veçantë për Piolin: “Mendoj se mund të bëjmë më mirë se 79 pikët e sezonit të kaluar. Edhe ne ishim kampionë dimri një vit më parë, por më pas e dimë se si përfundoi… Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi, jemi një grup i ri, edhe pse kemi luajtur së bashku për një kohë tani. Urimet më të mira për të gjithë tifozët e Milanit! Kanë edhe kritika, por janë gjithmonë fantastikë”.