Një debat me tone të larta ka ndodhur në “Big Brother VIP” mes Antonelës dhe Big Mamës. Kjo pasi Antonela është ankuar se nuk mund të hajë asgjë në shtëpi, pasi është intolerante ndaj laktozës e nuk mund të konsumojë produkte qumështi.

Big Mama ka ndërhyrë duke i thënë se çfarë të hanë të gjithë, duhet të hajë dhe ajo. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak konkurrentes, e cila i ka kërkuar llogari. Vajzat janë përplasur ashpër me njëra-tjetrën.

Pjesë nga debati:

Antonela: Big Mama pse ndërhyn gjithmonë në fjalët e mia, a mund ta di?

Big Mama: E ke gabim

Antonela: Pse e kam gabim?

Big Mama: E ke gabim. Mendimi jot.

Antonela: Kush je ti që më thua mua e ke gabim?

Big Mama: Unë jam Big Mama edhe ta them.

Antonela: Edhe unë jam Antonela kam të drejtë atëherë

Big Mama: Ty nuk të pyt askush

Antonela: Kaq po të them, është hera e fundit që ndërhyn në fjalët e mia

Big Mama: E ti që ndërhyn kudo

Antonela: Unë përzihem ku të dua unë e ti s’je askushi të më thuash

Big Mama: Ti mundesh, unë nuk mundem ë?

Anonela: Ore ti po më përzihesh mua, jo unë ty. A kupton?

Big Mama: Ti përzihesh në muhabetet e të gjithëve

Antonela: Mos ndërhy më, kaq po të them

Big Mama: Po ndërhyj, hajt ndalëm

Antonela: Në punët tua nuk kam ndërhyrë kurrë

Big Mama: Po nuk mundesh se nuk ta mban b*tha

Antonela: Nuk më interesojnë, nuk jam e interesuar fare për ty. Ti që je e interesuar ndërhyn

Big Mama: U kalla pas teje. Ec bre!

Antonela: U kalle, prandaj nuk të pushon goja një minutë Antonela, Antonela. Mua më jep bezdi kjo që bën ti ndaj meje, nëse ty të jep bezdi kur e bëj unë, më thuaj

Big Mama: Ti e tregon veten sa e ulët je

Antonela: Ma tregon ti ultësinë

Big Mama: “Unë s’mund të ha, laktoza, maktoza”

Antonela: Po, sepse jam e sëmurë për një gjë

Big Mama: Kur je e sëmurë pse ke hyrë këtu? Këtu mundesh të jesh edhe pa buxhet edhe pa bukë

Antonela: Pse ke hyrë ti këtu pra kur unë jam këtu e të jap bezdi?

Big Mama: Kam hyrë për qejf timin, jo për ty

Antonela: Edhe unë për kokrrën e qejfit tim kam hyrë edhe po knaqem

Big Mama: Nuk ka lidhje unë dhe ti, çfarë të hamë të gjithë do hash dhe ti