Të infektuarit me variantin Omicron të Covid-19 mund të kenë më pak gjasa të përfundojnë në spital, kanë sugjeruar studimet britanike, mes rritjes së normave të rasteve dhe kufizimeve të reja në të gjithë botën.

Dy studime të reja kanë sugjeruar se Omicron ka më pak gjasa të rezultojë në simptoma të rënda dhe pranim në spital sesa variantet e mëparshme Covid-10 si Delta.

Por, profesori Neil Ferguson thotë se ashpërsia e Omicron mund të kompensohet nga “efikasiteti i reduktuar” i vaksinave për të ndaluar transmetimin e tij.

Normat e rasteve të regjistruara të Covid-19 në të gjithë Britaninë u rritën mbi 100 000 të mërkurën për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Hulumtimi i ri nga Imperial College London ka treguar se njerëzit me Omicron të konfirmuar me PCR kanë 15-20 për qind më pak gjasa që të kenë nevojë për pranim në spital dhe 40-45 për qind më pak gjasa të kërkojnë qëndrim për një natë ose më shumë.

Shkencëtarët në një studim të veçantë në mbarë Skocinë të quajtur ”Vlerësimi i hershëm i pandemisë dhe mbikëqyrja e përmirësuar e Covid-19” kanë thënë se Omicron lidhet me një reduktim me dy të tretat e rrezikut të pranimit në spital krahasuar me Delta.

Megjithatë, studiuesit kanë shtuar se megjithëse Omicron duket më pak i rëndë, ai është më i transmetueshëm pjesërisht sepse kulturat aktuale të vaksinave të koronavirusit janë më pak efektive kundër tij.

Ferguson tha se ”analiza jonë tregon prova të një reduktimi të moderuar të rrezikut të shtrimit në spital të lidhur me variantin Omicron krahasuar me variantin Delta”.

”Duke pasur parasysh transmetueshmërinë e lartë të virusit Omicron, ekziston mundësia që shërbimet shëndetësore të përballen me kërkesë në rritje nëse rastet e Omicron vazhdojnë të rriten me ritmin që është parë javët e fundit”, theksoi ai.