Edhe pse u bënë disa javë që ka dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Ardit Çuni herë pas here komenton ngjarjet më pikante që ndodhin aty brenda.
Këngëtari i njohur vijon të jetë i përfshirë dhe t’i kushtojë vëmendje programit në rrjetet sociale.
Ditën e djeshme, ish-banori i BB VIP duket se i është kundërvënë Einxheli. Përmes një postimi në “Instastory”, Arditi i ka kërkuar publikut që ta votojë që të dalë jashtë të martën.
“Po boll o boll se le nam. S’ngele cep pa ulërit dhe pa hedh vrer e pa ulur të tjerët. Dikush ta nxjerrë jashtë Einxhel të martën meqë i duket vetja shumë e preferuar”, shkruan këngëtari i njohur teksa ka postuar edhe një video ku moderatorja po debaton me disa prej banorëve.
Nga ana tjetër kujtojmë se Einxhel është në televotim me Ilirin, Arjolën dhe Claudion.