Varianti i ri na kujton se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurtë. Tani më shumë se kaq asnjëherë vaksinimi, përfshirë dozën e tretë, mbetet më mjeti më i mirë për të luftuar pandeminë. Nuk duhet të kursejmë përpjekjet për të kapërcyer çdo hezitim për tu vaksinuar, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në letrën e ftesës drejtuar liderëve evropianë.
‘’Në takimin e së enjtes Covid-19 do të jetë pika e pare në rendin e ditës. Koordinimi i masave është thelbësor”, shkruan Michel duke ftuar liderët e BE-së të diskutojnë se si të kapërcehen blloqet e krijuara në ndarjen e dozave me vendet më të cenueshme.
‘’Këshilli Europian do të trajtojë çështjen e rritjes së çmimit të energjisë dhe ndikimin tek qytetarët. Do të ketë edhe bisedime mbi temat migratore, me veçanti vëmendje ndaj vendeve të treta si dhe çështja e sigurisë së BE-së dhe bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n’’, shtoi Michel. .
Së fundi, samiti do t’i kthehet çështjes bjelloruse e do të trajtojë dosjen e Ukrainës. Çdo agresion ushtarak i Rusisë kundër Kievit do të ketë pasoja të mëdha dhe një çmim lartë për Moskën, deklaroi presidenti i Këshilli Evropian.