Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pritur me ceremoni të lartë shtetërore në Prishtinë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Aktualisht Presidentja Osmani dhe presidenti Pendarovski janë duke zhvilluar një takim, ndërsa pas takimit dy presidentët do të mbajnë një konferencë shtypi.

Pas takimit me presidenten Osmani, presidentin Pendarovski do ta pres edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.