Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar sot serverat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore dhe Drejtorisë së Tatimeve.

Bëhet me dije se serverat e këtyre institucioneve janë bllokuar nga prokuroria dhe nuk mund të bëhet asnjë veprim.

Sekuestrimi i këtyre serverave bëhet dy ditë një ditë pas publikimit të të dhënave të mbi 600 mijë shqiptarëve ku gjendet vendi i punës dhe pagën që ata marrin.

Pas publikimit të databazës me të dhëna ka pasur reagime nga opozita dhe qeveria, ku kanë kërkuar hetim deri në fund dhe të vihen autorët para drejtësisë.