Kryeministri Edi Rama reagon sërish pas publikimit të të dhënave personale të qindra-mijëra shqiptarëve.

Duke replikuar me një komentues në rrjetet sociale, Rama shprehet se raste të tilla kanë ndodhur në vende perëndimore dhe të mëdha, por problematika është adresuar dhe nuk janë sulmuar autoritetet.

Rama shprehet se pret nga Prokuroria që ta zbulojë shpejt fajtorin dhe që Gjykata ta dënojë.

“Nxjerrja e te dhenave eshte nje problem me te cilin ballafaqohen te gjitha vendet ne epoken e teknologjise digjitale, qofte per shkak te sulmeve kibernetike apo qofte si pasoje e veprimeve kriminale te individeve brenda sistemeve shteterore! Amerika, Anglia, Franca e me radhe kane pasur ngjarje te ngjashme dhe madje ne ndonje rast me pasoja tejet te renda pertej kufijve te vete shtetit, por ky nuk eshte kurresesi justifikim, perkundrazi. Prandaj uroj qe prokuroria te nxjerre se shpejti fajtorin dhe drejtesia t’i jape ndeshkimin e merituar, nderkohe qe ne do te finalizojme sa me pare marreveshjen qe po punojme prej disa kohesh, per te marre nje njesi te mirenjohur amerikane ne mbrojtje te sistemeve tona informatike. Sa per pergjegjesine une nuk i shmangem kurre pergjegjesise, por dy gjera kam ne kete rast: E para, kur ngjarje shume me te renda te kesaj natyre kane ndodhur ne shtetet e lartpermendura apo ne te tjera akoma, nuk ka ndodhur qe te fajesohen autoritetet shteterore, por eshte adresuar problemi per te nxjerre fajtoret e per te forcuar sistemet. E dyta, mua nuk me servir dot askush asgje sipas qejfit, sepse detyra ma mundeson qe te marr opinione nga shume drejtime per te njejten ceshtje. Shendet dhe gezuar familjarisht Vitin e Ri”, shkruan Rama.