Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kush fshihet pas skandalit të daljes së pagave, do të përgjigjet para ligjit.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë. Ajo po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se do të kemi rezultate. Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.”, tha Rama.