Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Vlora në takimin e Bashkëqeverisjes se, 2022 do jetë viti i mbylljes së sporteleve dhe kalimit të plotë të shërbimeve administrative në smartfonin tuaj apo kompjuterin më të afërt përmes platformës https://e-Albania.

Ai thekson se bashkëqeverisja si mekanizëm i ri ligjor në duart tuaja, jo vetëm për të marrë çdo shërbim të vonuar po edhe mbështetur goditjen e zyrtarëve jokorrektë përmes platformës https://shqiperiaqeduam.al

Në fjalën e tij Rama tha se, sot këtu në Vlorë, promovimi i këtyre mekanizmave është me rëndësi të veçantë për arsye se bëhet fjalë për një kapërcim shumë të rëndësishëm në një fazë tjetër në një nivel tjetër të marrëdhënieve të qytetarit me shtetin dhe të njeriut të zakonshëm me administratën.

“Nga njëra anë mekanizmi i ri ligjor i bashkëqeverisjes, nga ana tjetër mekanizmi i shërbimeve digjitale publike për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë çdo ditë të marrin nga zyrat e shteti gjithë farë dokumentesh, certifikatash vërtetimesh. Bashkëqeverisja është një koncept të cilin ne e kemi future në gjuhen dhe në traditën e qeverisjes 4 vite më parë kur qytetarët na dhanë mandatin e dyte dhe besimin e madh që të qeverisim si një forcë e vetme dhe ndërkohë ne ishim zotuar se nëse qytetarët do na besonin duke na dhënë mundësinë që në procesin qeverisës të mos ishim të detyruar të mbanim në prehër forca të tjera me të cilat dihen problemet që patëm gjatë mandatit të parë atëherë ne do të ndërtonim një koalicion një aleancë, një bashkim me njerëzit e zakonshëm përtej partive ne funksion të përmirësimit të jetës së tyre dhe njëkohësisht në funksion të mundësimit për çdo kënd që të kishte një marrëdhënie me qeverinë”, tha ai.

Rama shtoi se, një nga elementët më domethënës në kuptimin konkret të fjalës ishte platforma e Bashkëqeverisjes e cila u ndërtua për t’i mundësuar çdo qytetari që në momentin e parë të shkeljes së drejtës së tij për të marrë një shërbim në formën e mosrespektimit të afatit ligjor të mund të drejtohej tek platforma përmes kompjuterit dhe të mund të vihej menjëherë në kontakt me qeverinë. Por jo vetëm për ankesat por dhe për shprehjen e opinioneve apo dhe paraqitjen e ideve të tyre.

Rama tha se, ligji i Bashkëqeverisjes është duke futur jo vetëm elementin detyrues por dhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm, nga njëra anë elementin e sanksioneve.

“Në aspektin e ankesave dhe të procesit të ndërveprimit me zyrat e shteti platforma i shërbeu një numri të konsiderueshëm qytetarësh duke u dhënë atyre zgjidhje dhe duke ua lehtësuar në mënyrë të ndjeshme barrën e krijuar artificialisht nga moskorrektësia e administratës. Por ajo qe në mësuam në katër vite ishte (52335 ankesa të zgjidhura në rang qendror dhe vendor) se nga njëra anë një numër shumë më i madh qytetarësh që t’i drejtoheshin platformës mbeteshin skeptik, nga ana tjetër ndërveprimi i administratës në funksion të qytetarit kishte nevojë për tu forcuar me një mekanizëm të drejtpërdrejtë detyruar dhe për këtë ne garantuan ligjin e Bashkëqeverisjes, i cili u miratua në mbledhjen e parë të qeverisë, u çua në kuvend u miratua, u kthye nga zyra e presidenti për arsye, e mos arsye të mirënjohura nga të gjithë dhe do të rivotohet menjëherë njësoj siç është duke futur jo vetëm elementi detyrues por dhe dy elementë të tjerë shumë të rëndësishëm, nga njëra anë elementin e sanksioneve”, tha ai.

“Pra sot me të kaluar ligji në ditët dhe javët e ardhshme çdo zyrtar si shteti që identifikohet si fajtorë për dhënien me vonesë të përgjigjes për qytetarët do të sanksionohet financiarisht dhe sanksionet, do prekin dhe titullarët si një hap i parë drejt largimit të tyre nga detyra në rast përsëritje dhe në rast se bëhet fjalë për dyshime penale, deri në ndjekje penale. Elementi i dytë që është futur në ligj është elementi i ndërmjetësimit. Ajo që kemi vënë re është se një numër i madh heshtjesh lidhen me domosdoshmërinë e një procesi gjyqësor. Ndërmjetësimi mundëson një fazë paraprake në kërkim të një zgjidhje miqësore mes palëve për të qenë në krah të qytetari dhe bërë më të lehtë. Natyrisht platforma nuk është gjykatë, dhe për këtë arsye një numër kërkesash të lidhura me konflikte gjyqësore nuk kanë mundur dhe nuk do marrin përgjigje definitive nga platforma, sepse platforma është një mekanizëm në duart e qytetarëve për marrëdhëniet me pushtetin ekzekutiv me qeverinë dhe me bashkitë por jo mekanizëm që zëvendëson gjykatën. Dhe një tjetër aspekt i rëndësishëm është se duke e futur në rrugën e ligjërimit juridik platformën, faktikisht si ligj platforma bëhet detyrues edhe për bashkitë”, u shpreh Rama.

Rama shtoi se, dua të shfrytëzoi rastin e këtyre takimeve për të dhënë edhe një shpjegim të thjeshtë lidhur me faktin se kjo platformë dhe ky mekanizëm i ri ligjor është një risi dhe një novacion që çon në një nivel tjetër sistemin tradicional të çdo shteti edhe të shtetit tonë të marrëdhënieve me publikun në atë kolonë të vetën që jemi mësuar ta dëgjojmë vazhdimisht kohë më parë letrat e popullit.

“Letrat e popullit të qytetarëve janë një praktikë e çdo shteti. Edhe SHBA që janë një shtet super i zhvilluar me një administratë super kompetente, kongresi, senati amerikan, Shtëpia e Bardhë kanë një kolon të veprimtarisë së tyre që merren me letrat e popullit. Që do të thotë se edhe në shtetet me të zhvilluara, qytetarët kanë problematikat e tyre me burokracinë. Pra nuk është çështja që na duhet një platformë dhe na duhet ndërhyrja nga lartë se nuk funksionon shteti siç thuhet rëndomtë, por çështja është se sado shteti të funksionoj prapë se prapë burokracia vazhdimisht në çdo shtet krijon ngërçe dhe bëhet pengesë për problemet e qytetarëve. Sot platforma shkon në një nivel tjetër me këtë ligj dhe ndërkohë paralelisht sot na duhet të promovojmë mekanizmin tjetër shërbimet publike për dokumente online, shërbimet digjitale publike. Sot faktikisht duke investuar në gjithë këto vite dhe duke u angazhuar për të bërë një revolucion digjital në këtë vend, ne kemi arritur që të kemi në dispozicion të njerëzve një mekanizëm të marrjes së shërbimeve pa dal nga shtëpia, pa dalë fare nga zyra duke përdorur smartfonin ose kompjuterin për 955 shërbime që jepen sot në sportelet dhe zyrat e shtetit, ku vetëm 5% e tyre e kanë të nevojshme praninë fizike. Nuk mund të marrësh dot të plotë shërbimin online për t’u pajisur me kartë identiteti apo pasaportë sepse duhet të shkosh për të dhënë gjurmët e gishtërinjve, apo nuk mund të martohesh online”, theksoi Rama.

“Ajo që na intereson ne sot është se 95% e shërbimeve të të gjitha llojeve për të gjitha shtresat janë në dispozicion në xhepin e qytetarëve”, tha Rama.

Rama shtoi se, elementi tjetër është se shërbimet me dokumente janë shërbime që jepen me një aplikim por zakonisht shoqërohen me dokumente të tjera.

“Pra shkon të marrësh një licencë apo një autorizim, të kërkojnë dëshminë e penalitetit dhe të gjitha këto janë ecejake dhe kjo mbaron, të gjitha këto dokumente të tjera nuk është nevoja t’i mbledh qytetari por vetëm aplikon me emrin dhe kodin tënd identifikues dhe të gjitha këto që sot e 30 vite janë nëpër sportele nuk do jenë më në sportele, por do jenë ata që do i mbledhin. 50 shërbime janë me cikël të plotë dhe janë nga shërbimet me esenciale që janë shumë të përdorura nga qytetarët. Një nga shërbimet që ka marrë kohë për njerëzit është marrja e dëshmisë së penalitetit që duhet rregullisht për veprime të tjera. Sot dëshmia e penalitetit merret nga telefoni. Rillogaritja e pensionit është problem i madh për shumë pensionistë. Platforma ka bërë 7 mijë rillogaritje pensionesh, ndërkohë mira të tjerë vazhdojnë gjyqeve sepse nuk përdorin platformën. Marrëdhënia e pensionistit me Institutin e Sigurimeve Shoqërore është online nuk është nevoja të shkosh në zyra. Ne duam t’i mbyllim sportelet në mënyrë që të mos ketë më ndërveprime korruptive, stresuese, ndërveprime që nuk mbarojnë kurrë dhe të gjitha ato që janë në sportel nga njerëz që janë bërë të bezdisshëm për qytetarët të kthehen nga kompjuteri dhe t’u shërbejnë qytetarëve”, u shpreh Rama.