Në komunikimin që pati me gazetarët pasi bëri dozën e tretë të vaksinës Kryeministri Rama pati një debat edhe njërin prej gazetarëve që tha se qeveria nuk e njeh imunitetin natyral, kur dikush e ka kaluar.
“Këtu jemi për të dhënë mesazhin se të gjitha duhet të vaksinohen. Është e turpshme e kundërta. Të gjitha ata që kanë një mikrofon nuk duhet të luajnë me jetën e njerëzve, siç po e bën edhe dikush nga ju”, tha Rama, duke e këshilluar gazetarin të vaksinohet se ndryshe nuk do të marrë pjesë në konferenca shtypi.