Kryeministri Edi Rama ndau sot dëshmitë e disa pacientëve të shtruar në spitalet COVID, të cilët bëjnë thirrje për vaksinim.
“Kur përballesh me vendimin e gabuar për të refuzuar vaksinën”, tha Rama, ndërsa apeloi qytetarët që të vaksinohen plotësisht duke marrë edhe dozën përforcuese.
Në video vijnë dëshmitë e pacientëve të shtruar në spitalet COVID, të cilët shprehen se nuk kanë qenë të vaksinuar.
“U bëj thirrje qytetarëve të vaksinohen se do të përfundoni si puna ime këtu”, u shpreh një paciente nga shtrati i spitalit.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.