Pagesa për incineratorët do të vazhdojë pavarësisht zbulimit të aferave korruptive, ku çuan në pranga edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe shpalljen ne kërkim të disa personave të tjerë.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili është distancuar nga shkeljet e bëra, duke thënë se secili i akuzuar do të mbaje përgjegjësi personale.
Rama ka konfirmuar se nuk do ndërpritet asnjë proces për incineratorët për shkak se kanë benefite të mëdha dhe në fund dot të përfundojë si një pronë e shtetit. Pjesa tjetër sipas kryeministrit është pjesë e drejtësisë dhe jo e qeverisë.
Kreu i qeverisë ka deklaruar se as nuk i njeh dhe as nuk ka takuar ndonjëherë pronarët e incineratorëve.
“Për mua ministra, ish-ministra apo çfarë do qofshin, janë bashkëpunëtorë që hidhem në zjarr deri në ditën kur zjarri është për një luftë të përbashkët për të bërë punët sa më mirë. Por në momentin që dikush teksa unë hidhem në zjarr, kërkon të nxjerrë gështenja nga zjarri, nuk është më çështje ime. Por individuale me drejtësinë. Për mua janë lajme se drejtësia ka filluar të funksionojë. Asgjë që ka të bëjë me akte individuale, dhe me shkeljet individuale nuk cënon veprat e incineratëorevë që janë shpëtimtare për ata njerëz. Janë vepra me benefit shumë të madh. Janë vepra që do i kthehen shtetit. Sot impianti i Elbasanit është pronë e bashkisë. E një bashkie që jetonte nën ren e tymit të plehrave. Ka një shprehej. Të mos hedhim beben bashkë me ujin e ndotur. Do imponohen nga ligji deri kur të merret një vendim. Është Elbasanit që tashmë është nën administrimin e bashkisë. Përgjigja e ministres ishte korrekte.” tha Rama.