Kryeministri Edi Rama njihet nga ato personazhe që shpesh i përgjigjet ndjekësve në rrjete sociale.

Këtë praktikë ai e ka ndjekur edhe në postimin e fundit të publikuar në “Facebook”, ku shfaq momente gjatë pastrimit të mjedisit dhe apelon që ajo duhet mbrojtur e ruajtur. Një përdorues në rrjet, me emrin Leo Leo, i ka shkruajtur kryeministrit se të mos merret me problemet e mjedisit, por me rrogat, që sipas tij merr nën mesataren e lejuar.

Kryeministri nga ana tjetër ka thënë se rroga 250 mijë lekë në muaj nuk duhet të ketë, ku me ligj minimalja është 300 mijë, ai udhëzoi qytetarin që të denoncojë këtë gjë në “Shqipëriaqëduam.al”.

Qytetari: Pastrimi jupelqen juve po nagrini rrogat se portuturoena 8ore ne pun popunojm nemes teshiut nuk duet rroga per 250milek cemarim.

Rama: Leo Leo rroga 250 mije lek nuk ka, sepse rroga minimale me ligj eshte 300 mije lek, prandaj nese pronari juaj ju jep me pak denoncojeni tek shqiperiaqeduam.al rubrika #denoncokorrupsion qe ta ndjekim konkretisht!

Dy pordororues të tjerë shkruajnë:

Nuk jam Berishjan..
As e Socialist i kam bërë ???? Shqipërisë …..
Ti dote jetoje me një rrogë mujore 300 mi lek…..
Me një pension 140 mi lek…..
Pension invaliti 80mi lek…..
Kjo është shtresa me e varfër në shqipëri…..
Enveri ja u piu gjakun me sheringe,…..gjyshërve tanë ,…
Ti me pompë,

Po pse 300 shum tduken ty me 300 cdo besh me perpara po ske faj ti se per vete e ke rrogen 2 mij e 500 euro dhe fondet qe vidhni hajde jeto ti iher me 300 mij e provoje cdo te thot po faj ka populli qe u jep hajdutave votën