Rey Manaj fitoi më në fund besimin e trajnerit Motta dhe pas Inter, zbriti sërish si titullar për Spezia në sfidën e javës së 16-të kundër Sassuolo. Sulmuesi kuqezi i jep fund “letargjisë” teksa shënoi golin e tij të parë në këtë rikthim në Serie A.
Sulmuesi kuqësi u shërbye në mënyrë perfekte në minutën e 35-të dhe i pa shqetësuar në zonë e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Ky gol është një sinjal i rëndësishëm për të fituar më shumë besim për pjesën e mbetur të sezonit.