Shërbimi i ri i rezonancës magnetike në Spitalin Rajonal të Korçës, ka plotësuar të gjithë gamën e diagnostikimeve imazherike në këtë spital.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi sot pamje nga ky spital.
“Edhe një tjetër investim i përfunduar për fuqizimin e spitaleve rajonale. Shërbimi i ri i rezonancës magnetike të Spitalin Rajonal të Korçës, ka plotësuar të gjithë gamën e diagnostikimeve imazherike në këtë spital, duke garantuar shërbimin afër vendbanimit për banorët e qarkut juglindor”, thekson Manastirliu.
Investimet e viteve të fundit në spitalin dhe maternitetin e Korçës kanë përmirësuar një sërë shërbimesh shumë të rëndësishme, të munguara më parë për banorët e këtij qarku.