Ministri i Rindërtitmit dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë të ditur se buxheti për rindërtimit për vitin 2022 do të rritet nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë, në mënyrë që të futen sa më parë të gjithë qytetarët në shtëpitë e tyre.
“Llogaria e rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 mld lekë në 35 mld lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit në mënyrë që të kemi mundësi të kthejmë në shtëpi, shkolla, kopshte, ndërtesa publike të gjithë qytetarët, institucionet që në 26 nëntor u detyruan të largoheshin., Programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 mld dollarë. Këtë fund viti do kemi një numër të madh familjesh që do hyjnë në shtëpitë e tyre”, tha Ahmetaj.