Ambientet e reja me kushte moderne të kopshtit e shkollës “Shaqir Lleja” në Krujë janë gati të presin rreth 60 fëmijë dhe 182 nxënës.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ambientet e kësaj shkolle që tashmë është më e bukur, më e sigurtë dhe më e madhe.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë e kopsht të rindërtuar pas tërmetit, ju uroj një ditë të mbarë. Shkolla “Shaqir Lleja” në Bushnesh të Krujës, pjesë e bllokut të dytë të shkollave të reja, të cilat ndryshe nga blloku i parë që u financua 100% nga qeveria shqiptare, financohen 100% nga Bashkimi Europian”, theksoi Rama.
Kjo shkollë është shumë herë më e fortë, më e sigurt dhe me të gjitha kushtet arsimore që duhen për një proces arsimor me cilësi.