Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online, për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR.

Nëpërmejt një postimi në rrjetet sociale Gonxhja sqaron se risia është se ky sistem i ri rezervimi eliminon spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!