Fiorentina ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionatin italian. Klubi vjollcë ka mundur 4-0 Salernitana-n dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e pestë të renditje, duke parakaluar Juventus-in. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 falë një magjie të Bonnaventura-s në minutën e 31-të.
Në pjesën e dytë ka ardhur Vlahovic shoë, me 21-vjeçarin që ka shënuar dy gola në minutën e 51-të dhe 84-ën. Maleh ka realizuar të katërtin për vendasit në minutën e 90-të.
Vlahovic (21 vjeç e 318 ditë) është lojtari më i ri që ka shënuar të paktën 15 gola në 17 javët e para të sezonit të skuadrës së tij në Serinë A pas Altafini dhe Antonio Valentin Angelillo, të dy në sezonin 1958/59.
Gjithashtu, sulmuesi vjollcë është bërë vetëm lojtari i tretë në 60 vitet e fundit që ka realizuar më shumë se 30 gola në Serinë A në një vit kalendarik (32), pas Cristiano Ronaldo (33 në 2020) dhe Luca Toni (31 në 2005).