Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar që flamujt të vendosen në gjysmë shtizë jashtë ndërtesave publike në Uashington, pas vdekjes së politikanit veteran republikan, Bob Dole.

Dole, senator nga Kansas, i cili kandidoi për president në vitin 1996 kundër Bill Clinton, vdiq dje në moshën 98-vjeçare.

Në një deklaratë Biden e quajti Dole “një burrë shteti si pak të tillë në historinë tonë dhe një hero lufte ndër më të mëdhenjtë”.

Flamuri amerikan do të jetë në gjysmë shtizë në Shtëpinë e Bardhë dhe në të gjitha ndërtesat publike dhe terrenet, postat ushtarake dhe stacionet detare dhe të gjitha anijet detare në SHBA dhe territoret e saj jashtë vendit deri në perëndim të diellit.

Ai do të jetë gjysmë shtizë në të gjitha ambasadat, zyrat konsullore dhe objektet e tjera të SHBA jashtë vendit, duke përfshirë objektet ushtarake dhe anijet dhe stacionet detare.

Dole, i cili luftoi në Luftën e Dytë Botërore, përfaqësoi Kansasin në Senatin e SHBA nga 1969 deri në 1996.

Ai la bashkëshorten, Elizabeth, ish-senatore e Karolinës së Veriut dhe sekretare e Transportit, dhe vajzën, Robin.