SHBA ka regjistruar 512,553 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Sipas zyrtarëve, numri i lartë i të infektuarve mund të jenë pjesërisht për shkak të Krishtlindjeve.
Studimet sugjerojnë se Omicron është më i butë se varianti dominues Delta, por ekziston frika se Omicron mund të mbingarkojë sistemet shëndetësore. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rreziku për shkak të Omicron “mbetet i lartë” .
Sipas një raporti të publikuar nga OBSH të martën, numri i rasteve të reja të Covid u rrit me 30% në Amerikë.