Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar në Partinë Demokratike.
Përmes një statusi në llogarinë e tij të twitter, kreu u ekzekutivit shkruan se nuk është aspak i përfshirë dhe se nuk ka asnjë punë me gjendjen kaotike në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, shkruan Rama. (Lexo.al)