Vaksina kundër gripit rekomandohet për të gjithë individët me moshë mbi 6 muaj.
Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Erida Nelaj sqaroi sot se kujdes të veçantë duhet të kenë personat që janë të sëmurë kronikë.
Sipas saj, kujdes të veçantë duhet të kenë personat mbi 60 vjeç.
“Kujdes të veçantë duhet të kenë personat me sëmundje të mushkërive, veshkave, zemrës, personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor, gratë shtatzëna apo personat obezë”, tha Nelaj.