Sot në oborr banorët po diskutonin për pornografinë dhe varësinë ndaj saj.
Donaldi po thoshte se nuk ka parë kurrë, teksa Einxhel po e pyeste vazhdimisht dhe ai vetëm e mohonte.
Donald: Jo nuk kam parë, mund të kem parë kur kam qenë i vogël në ajër, por pastaj kuptoja se s’duhet të shikoja atë gjënë.
Einxhel: Janë bërë që t’i shikosh.
Donald: Nuk kam parë.
Antonela: Ça s’ke parë ti?
Donald: Porno.
Antonela: Porno s’ke parë ti?!
Donlad: Po.
Antonela: Kush e di si do jesh në shtrat. S’do jesh gjë. Se nga pornoja mund të mësosh shumë. Ma beso.
Donald: Nga porno demoralizohesh.
Antonela: Unë jo! Ma beso, mëson shumë taktika. Nuk e di domethënë, mashkulli i parë që thotë s’kam pa porno.
Nuk është hera e parë që Antonela diskuton për këto tema. Ajo i tha Ilirit para ca ditëve se aty brenda kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë përfshirë edhe marrëdhënie intime.
Iliri i tha se e çoi shumë larg muhabetin dhe se marrëdhënie intime duhet të bëjnë çiftet në fillim dhe jo ai.
Antonela e kaloi në bisedim të përgjithshëm dhe tha se të gjithë duhet ta bëjnë atë.