Qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Europian, përfshirë Shqipërinë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë një test negativ të koronavirusit për të hyrë në Francë. Nga sot (02 dhjetor 2021), për udhëtimet nga vende jashtë BE, lejohet hyrja në Francë, për qytetarët që: Kanë kryer ciklin e vaksinimit prej të paktën 28 ditësh për vaksinën me dozë unike Janssen dhe 7 ditësh të 2 dozave të vaksinave Pfizer/Comirnaty, Moderna, AstraZeneca/Vaxzevria/Covishield.
Personat e vaksinuar, përveç certifikatës së vaksinimit, duhet të jenë të pajisur edhe me një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit. Fëmijët 6 deri 18 vjeç të cilët janë të pavaksinuar, kur shoqërohen nga prindër të vaksinuar, mund futen në territorin francez vetëm me test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit, pa patur nevojë për arsye madhore. Ministria e Punëve të Jashtme njofton se për personat e pavaksinuar me një nga vaksinat e mësipërme, autoritet franceze kërkojnë plotësimin e kritereve si më poshtë:
Paraqitjen e një arsye madhore sipas formularit në linkun bashkëngjitur.
-Një test PCR negativ me vlefshmëri 48 orë para udhëtimit.
-Angazhimin për tu izoluar gjatë 7 ditëve pas mbërritjes në Francë.
-Varianti i ri i Covid-it “Omicron” ka alarmuar gjithë botën. Shumë shtete kanë shtrënguar msat e izolimit dhe kanë forcuar kriteret për të hyrë në vend.