Pallati mbretëror në ankth për shëndetin e mbretëreshës Elizabeth pasi një 19-vjeçar hyri me hark në dorë brenda ambienteve. Mediat britanike shkruajnë se i riu vuan nga çrregullime mendore dhe po mbahet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

19-vjeçari ka përdorur një shkallë dhe një litar për t’u ngjitur në gardhin metalik të Kullës. Sipas Daily Mirror, kamerat e sigurisë e kanë regjistruar të dyshuarin dhe u morën të gjitha masat përtë mos lejuar asnjë rast të tillë të përsëritet. Harqet konsiderohen armë vdekjeprurëse në Britani, por nuk duhet një leje e veçantë për t’i blerë apo zotëruar ato. Kjo nuk është hera e parë që dikush tenton të pushtojë rezidencën e mbretëreshës. Përpjekja më mbresëlënëse e tillë ndodhi në vitin 1982, kur 30-vjeçari Michael Fagan arriti të arrinte në dhomën e saj të gjumit në Pallatin Buckingham ndërsa Elizabeth ishte në shtrat.