Legjenda braziliane Pele iu bashkua urimeve për 23-vjetorin e lindjes së Kylian Mbappe, duke i dërguar një mesazh të veçantë sulmuesit francez. Mbappe postoi foto të një torte gjigante nga festa me bashkëlojtarët e tij të PSG të martën.
Dhe Pele shkroi në Twitter: “Të uroj një ditëlindje të lumtur!” Dyshja kanë qenë miq të mirë që kur u takuan në një ngjarje në Paris në vitin 2019. Pele i ka dërguar rregullisht mesazhe mbështetjeje yllit të PSG, edhe pas eliminimit të Francës nga “Euro 2020”.
Sulmuesi francez humbi penalltinë vendimtare që e pa Zvicrën të përparonte në çerekfinale të Europianit të kësaj vere, pas një barazimi emocionues 3-3. Mbappe ishte i vetmi lojtar që nuk e shënoi penalltinë e tij, pas një paraqitjeje me luhatje atë natë, që e pa atë të humbiste një mundësi për ta fituar ndeshjen në kohën shtesë.
Asokohe, Pele i shkroi në Twitter: “Mbaje kokën lart, Kylian! Nesër është dita e parë e një udhëtimi të ri”. Nga fotot që kanë rrjedhur nga festa e Mbappe me këtë rast duket një tortë e stërmadhe disakatëshe, por edhe një dhuratë e veçantë nga shokët e skuadrës; fanella e PSG me emrin e tij dhe numrin… 2050 pas. Një dëshirë që ai të rinovojë dhe të qëndrojë tërë karrierën në kryeqytetin francez.