Nga Elda Shabani
“ ..të duhet ta përjetosh atë tragjedi, atë dhimbje nga e cila të shkëputesh. Kjo është ajo çfarë e bën madhështor një klloun. Ju mund të shihni se ai po lëndohet pas maskës.. Chaplin e realizoi kaq bukur dhe më mirë se kushdo.”
M. J. në intervistën për këngën Smile, ‘95
Gjithmomë kam qenë një admiruese e performancës të M.Jackons si dhe të Prince. Sigurisht të dy nuk ishin të vetmit mega-yje në botë, Beatles dhe Elvis Presley ishin ikona të ngjashme kulturore të globalizuara. Por dy valët e teknologjisë së komunikimit, media dhe më pas epoka e internetit të cilët mbërritën me shpejtësi, I çuan si Jackson dhe Princ në lartësi të paprecedent në kulturën popullore. Gjithsesi e dhënë mbi fenomenin Michael Jackson apo dhe Prince, ndjeshmëria artistike e tyre në performancë më ka gozhduar përballë ekranit të vogël që kur isha fëmijë. Në art, performanca është niveli më I lartë artistik. Edhe pse rival të fortë me njëri-tjetrin, të dy sollën me vete një imazh vizual aq të fortë dhe përcaktues sa dhe vet muzika e tyre.
Kështu të dy shkuan përtej kohës, gjinisë: burri-fëmijë, të ëmbël me vështrim prej Bambi, flâneur, master të shijes dhe estetikës, me pak fjalë, dy njerëz të bukur. Nëpërmjet kostumeve dhe muzikës, të dy krijuan një imazh gati surreal: Herë si Pierrot i trishtuar, herë si dandy e herë si një kalorës, por më së shumti sollën imazhin endacak të Ch. Chaplin I cili vallëzon me Hënën në krah. E dija që të dy ishin adhurues të filmave klasikë pa zë të Chaplin-it. Princi dhe Michael Jackson praktikisht “kopjuan” të gjithë stilin, pamjen dhe personalitetin të Chaplinit. Gjithçka nga veshja, kërcimi dhe komedia e tij, Prince dhe Michael morën dhe shtuan në stilin e tyre.Vëmendja ndaj rëndësisë dhe adhurimit ndaj veshjes, të cilën ata e zhvilluan si një tipar të performancës së tyre e bën prezantimin e dy ikonave, YJE spektakli.
Të dy nuk e kanë fshehur kurrë afinitetin ndaj Chaplin-it . Princ dhe Jackson krijuan disa skena kërcimi të cilat kanë stilin e tij. Çdo element ishte një gjë, por të kombinuara me muzikën, ata krijuan një bisedë të re për identitetin e veshjes. Veshja e tyre kishte lindur për të lënë gjurmë. Të tre edhe pse jetuan në kohë të ndryshme, ishin përkufizimi I stilit. ‘The Tramp” personazhi endacak me ecjen karakteristike nën dritën e hënës, të cilin e prezantoi në vitin 1914 kishte një pikëpamje shumë filozofike, por praktike për veshjen. Ajo që e bën Ch. Chaplin një frymëzim kaq modern para kamerës është rëndësia që i jepte garderobës së tij; me pantallona të gjera, këpucë të mëdha, një bastun dhe një kapele derbi. Ai mbahet mend si ikona e epokës së filmit pa zë, që do të thotë se për të përcjellë një ndjenjë ose për të shprehur një kuptim, veshja kishte një rëndësi të veçantë.
Michael kishte një imagjinatë magjike, të mbushur me imazhe të Hollivudit apo dhe të WaltDisney. Michael ishte si një fëmijë i pasur në një dyqan lodrash – ai i donte të gjitha dhe i donte tani. Michael në përpjekjen e tij për të qënë on the top, realizoi lëvizjen e tij të famshme të kërcimit Moonwalk, me këngën e tij Billie Jean, në mars të vitit 1983. Ai e adhuronte konceptin e udhëtimit në hapësirë. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse kërcimi u quajt Moonwalk.
Me një rrjetë dhe kod misteri ishte performanca e një prej yjeve më të mëdhenj të popit në botë, Princ. Kostumi ‘Shiu I purput’, I cili sipas tij identifikonte artin dhe muzikën e tij, rojale dhe madhështore. Me sy të grimuar në stilin egjiptian, veshur me taka të larta, këmishë me dantella të stilit viktorian, dhe kostum me ngjyrë acide ose lejlane rojale, e bëri botën të mendojë sesi duhet të vishet një burrë apo një grua duke shtyrë kështu kufijtë e shijes, të kohës dhe të gjinisë, një debat I nxehtë edhe në ditët e sotme. Vetements, një brand mjaft i përfolur në fushën e modës, për orientimin e një stili androgjen dhe neutral ndaj gjinisë, nuk ishte I vetmi, Gucci, Donatella Versace e Tom Ford kanë kombinuar e sjellë stilin frymëzuar prej tij. Në filmin ‘Nën Hënën e qershisë’(1986), ai mban të veshur kostumin e ‘endacakut të pasur’një flaneur me sy shigjetë të ngjyrosur, I cili I këndon dashurisë së pamundur, një version I personazhit The Tramp. Është kaq e dukshme sesi Ch.Chaplin, Princ dhe Jackson I thërrasin dashurisë nën dritën e hënës. Të tre e fshehin personalitetin misterioz përmes interpretimit skenik te nxitur nga karizma. Të tre vinin nga ishulli I askund, pa kohë dhe me sjellje kaq femërore e delikate për të cilat edhe u paragjykuan nga një shoqëri shumë kritike, por ata Ishin endacakë të ndjenjave të tyre. Edhe pse hapin e parë në Hënë, e bëri Neil Armstrong me misionin Apollo11, Jackson me një personalitet fluid, në mënyrën kaq origjinale solli llojin e tij të “shëtitjes në hënë”, I frymëzuar nga buzëqeshja e djalit endacak I cili I fsheh lotët në shi ..