Holanda ka njoftuar një kufizim të rreptë gjatë Krishtlindjeve mes shqetësimeve për përhapjen e variantit Omicron të koronavirusit. Dyqanet jo-thelbësore, baret, palestrat parukierët dhe ambientet e tjera publike do të mbyllen të paktën deri në mes të janarit.

Madje, qeveria duket se do të futet edhe „brenda“ familjeve pasi gjatë ditëve festive, do të lejohen vetëm dy mysafirë për çdo familje. Kryeministri Mark Rutte tha se kufizimet ishin “të pashmangshme”.

Rregullat e reja në Holandë, më të rreptat që janë shpallur pas përhapjes së Omicron deri më tani, hyjnë në fuqi të dielën.

“Unë qëndroj këtu sonte me një humor të zymtë. Dhe shumë njerëz që shikojnë do të ndihen gjithashtu kështu,” tha zoti Rutte në një konferencë shtypi të shtunën.