Balluku tha se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Ministria e Energjisë kishte disa çështje që u miratuan.
“Projekti për energjinë dhe klimën, objektivat do të zbatohen deri në vitin 2030. Sot është marrë një vendim për lejet minerare, masa e mbajtur nga paratë që depozitohen si garanci e që më pas përdoren për të gjitha kthimet në identitet sot sipas kërkesës ka shkuar në 10%. Sot kemi pasur dhe disa projekvendime të tjera që kanë të bëjnë me shpronësime”, tha ajo.
Ministrja tha se Kryeministri Rama ka kërkuar që të gjendet me çdo kusht një mundësi që të furnizojë Kosovën për festa,
“Gjitha vendet po përballen me një krizë, ne do të sakrifikojmë do të heqim nga rezervat tona për tia dërguar Kosovës. Kemi bërë një rakordim, sasia e dërguar 7 mijë e 680 mgb, do të nisim në orën 7 të datës 31 dhe do të transmetojmë deri në orën 24 të datës 1 janar. Do të jetë një instrument që do të jetë depozitim, nuk presim shkëmbim financiar, nuk presim në këto kushte të vështira që ata ndodhen që të paguajnë para, kjo sasi do të na kthehet kur ata të kenë komoditetin, në verë”, vijoi ministrja.