Inter ka treguar dhe një herë forcën e saj në kampionatin italian.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë marrë një fitore bindëse 3-0 në fushën e Roma-s dhe janë ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.
39 minuta i kanë mjaftuar skuadrë së Inzaghi-t për të siguruar tri pikët në Olimpico.

Calhanoglu (15′) ka zhbllokuar takimin me një gol direkt nga goditja nga këndi, Dzekoa (24′) ka dyfishuar avantazhin dhe Dumfries (39′) ka fiksuar shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë, zikaltrit janë mjaftuar duke menaxhuar avantazhin, ndërsa Roma nuk ka qenë asnjëherë e rrezikshme.

Lajmi i vetëm i keq për Inter-in ka qenë dëmtimi i Correa-s në minutën e 58-të, me sulmuesin që ka dalë nga fusha në lot.

https://player.streamkora.com/embed/D3g5PEBYek91U?autoplay=1&htmlplayer=1