Manchester City ka fituar 1-0 kundër Wolves falë një penalltie të Raheem Sterling. Fitorja mund të kishte qenë pak më e thellë për Qytetarët, po të mos kishte qenë për gafën e Grealish në minutën e 70-të.
Lojtari anglez më i shtrenjtë në histori, i blerë për 117 milionë euro verën e kaluar nga City, ka shpërdoruar një rast të pabesueshëm. Ish-ylli i West Ham ka dërguar topin jashtë me portën e boshatisur.