Viti i Ri 2022 ka trokitur tashmë në anën tjetër të globit.
Atmosfera duket e zymtë, për shkak të kufizimeve dhe masave me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Por, edhe kjo festë kremtohet mes frikës se pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi. I përhapur si një tsunami në pjesë të ndryshme të globit, varianti i ri i koornavirusit, Omicron bëri të shpërthenin sërish nivelet pandemike e për të dytin vit me radhë, qytete të mëdha janë detyruar t`i reduktojnë festimet, e në disa raste t’i anulojnë krejtësisht. Ishujt e vegjël të Samoas e Kiribatit, e shfrytëzuan megjithatë më së miri vëmendjen që i solli kapërcimi i datës së Paqësorit, duke e çuar 24 ore përpara, ç’ka i bëri të rrëmbenin lavdinë e rajonit të parë që troket gotat për mbërritjen e viti të ri. Shumë shpejt pas tyre, 2022-shi trokiti në Auckland të Zelandës së re, ku si përherë nuk zhgënjeu spektakli magjik i fishekzjarreve. Por në fund, sytë sërish do te mbërthehen në urën e Sidnejt në Australi, që ne vite te tjera është shndërruar në një “pishtar” të vërtetë piroteknik.
Hyrjen e Vitit të Ri e nisin paskësaj me radhë Rusia, Japonia, Koreja e Jugut dhe e veriut, Kina, Indonezia, e me radhë Bangladeshi e Pakistani për të mbërritur më tej në Gjermani, Francë, Itali e Belgjikë. Pak më vonë, trokasin gotat anglezët, irlandezët e portugezët. Të fundit që presin vitin e ri janë ishujt e pabanuar Howland dhe Baker, pranë SHBA-së ; atje 2022-shi mbërrin 26 orë më vonë sesa në Kiribati e Samoa, të parat që përshendet.