‘Jemi për të ndërtuar dhe jo për të djegur flamur’, kështu tha në presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i pyetur në lidhje me përfshirjen e Kosovës në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Vuçiç tha se me Kosovën nuk kanë asnjë problem të ulen në tryezë për Ballkanin e Hapur.
‘Ne kemi pikëpamje të ndryshme me Kosovën. Por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim apo dikush mos të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur, ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinjë midis Kosovës dhe Serbisë apo drejt Luginës së Preshevës apo Serbisë qendrore. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët dhe serbët nëse nuk do të kishte të tillë kufij? Këto krijojnë probleme. Do ishte më e lehtë po të mos ishin. Nuk besoj se ka njeri në Prishtinë, Beograd, Tiranë që nuk bie dakord me këto. Nuk do ishte produktive t’i ftoja unë se do thonin po na ftoi ai ne nuk vijmë, nëse do kisha problem që ata të shfaqeshin, kjo është në juridiksionin e dialogut në bruksel, në kuadër të ballkanit të hapur nuk kemi asnjë problem për bashkëpunim. Nuk kemi asnjë problem të ulemi për Ballkanin e Hapur. Njerëzit që nuk e pranojnë këtë nismë thjeshtë do të humbasin kohë. Kjo është thjeshtë një lëvizje që lidhet me intriga politike. Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj, nuk jemi për këtë, jemi për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Miliona fusha bashkëpunimi shtrihen para nesh. Ky është një projekt paqeje, e i zhvillimit ekonomik. Njerëzit po njihen me njëri -tjetrin. Sot ka njohur njerëz të shkëlqyer, të mund të jetojmë krah për krah.’- tha Vuçiç.