Federico Bernardeschi e ka pranuar se Juventusi nuk mund të luajë futboll në mënyrë arrogante, duke thënë se bardhezinjtë nuk janë Real Madridi.

Megjithatë, përfaqësuesi i Italisë ndihet i lumtur që vitin e mbylli duke e shënuar golin e parë pas 513 ditëve, raporton Gazeta Express.

Bernardeschi shënoi në fitoren e Juventusit 2:0 kundër Cagliarit të martën mbrëma, i cili ishte goli i tij i parë për bardhezinjtë që prej muajit gusht.

“Jam i lumtur, po e shijoj këtë çast dhe jam i lumtur për veten dhe për ekipin. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe është mirë ta mbyllim vitin në këtë mënyrë”, tha Bernardeschi.

Juventusi i fitoi vetëm 10 prej 19 ndeshjeve të parë këtë sezon në Serie A dhe ngel katër pikë larg top katërshes.

“Dikur ishim ekip jo grup”, shpjegoi ai.

“Dalëngadalë, e kemi krijuar një grup, por gjatë muajit të fundit, ne e kemi gjetur kënaqësinë e shtrirjes së dorës së ndihmës për njëri-tjetrin dhe për të vrapuar për bashkëlojtarët tanë. Ne nuk mund të luajmë në mënyrë arrogante, duhet të jemi të përulur, ne nuk jemi Real Madridi”, shtoi ai.