Top Channel ka zbardhur propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për kreun e ri të këtij forumi dhe katër sekretarët, që u shkarkuan nga funksionet pasi u rreshtuan krah Sali Berishës. Arta Sakja pritet të jetë emri që do të zëvendësojë Edi Palokën në krye të Këshillit kombëtar të PD.
Propozimet Propozim për kryetar të këshillit kombëtar, Arta Skaja Sekretar organizativ, Flamur Hoxha Sekretar ligjor dhe zgjedhor, Indrit Sefa Sekretar pushtet vendor, Roland Bejko Sekretar për emigracionin dhe diasporën Çollaku Në kryesi sipas listës, Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Helidon Bushati
Ndërkohë burime për Top Channel raportojnë se Basha u ka kërkuar të gjithë anëtarëve të Këshillit që të jenë në terren me demokratët nga nesër, duke nisur dhe nga ai vetë. “E shkuara do të mbetet e shkuar. E ardhmja kërkon sfida, prandaj nga nesër të gjithë duke filluar nga unë do duhet të jemi në terren. Të punojmë me gjithë ata burra që ishin me ne, por edhe me ata që sot nuk na besojnë por u përdoren për mish për top.
Ata janë njerëz që kanë sakrifikuar janë të zhgënjyer me ne. Por ne duhet të punojmë me ta, ti bindim ata e të bëhemi bashkë”, ka thënë Basha.