Sonte është nata e parë e Festivalit të Këngës, në Radio Televizionin Shqiptar, që si çdo vit mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Siç është zbuluar më herët, drejtimi artistik i festivalit i është besuar kantautorit Elton Deda, ndërsa do të prezantohet nga Ardit Gjebrea, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.
Sakaq, pak para natës së parë, News31 ka zbuluar emrat e jurisë së festivalit, në këtë edicion jubilar, pjesë e të cilës do të jenë tekstshkrues, këngëtarë e kompozitorë.
Në juri do të jenë emra të mirënjohur si:
– Olti Curri – Rozana Radi – Anxhela Peristeri – Luan Zhegu – Agim Doçi – Anxhela Faber – Olsa Thaqi
Nata e parë i dedikohet konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë do t’i dedikohet nostalgjisë, me çdo emër që ka lënë gjurmë në këtë festival në 60 vjet histori dhe nata e tretë, 29 dhjetor, do të jetë e përshtatur sipas formatit të Eurovisionit.
Netët e Festivalit do të ndiqen nga publiku, me numër të kufizuar, teksa do kërkohen certifikata e vaksinimit dhe tamponi negativ.
/News31