Kryeministri Edi Rama në një komunikim online në facebook me qytetarët për 21 Janarit është shprehur se qeveria shqipatare e ka shlyer detyrimin në raport me dëshmorët e 21 janarit, pasi ka filluar reforma në drejtësi.

Ai u shpreh se: “Unë sinqerisht besoj se ne e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon në raport me dëshmorët e 21 Janarit dhe këtu nuk e kam fjalën për shpalljen e tyre dëshmorë apo për lehtësirat e tjera që ne mund të kemi krijuar për familjarët e tyre të shkëlqyer. Jo, këtu e kam fjalën për reformën në drejtësi, e cila përgojohet përditë nga kundështarët e saj, denigrohet nga armiqtë e saj foltore më foltore, por që është pa asnjë dyshim guri i themelit ka munguar prej 100 vjetësh në këtë shtet, kur drejtësia nuk ka qenë kurrë e drejtë, e barabartë, s’ka qenë kurrë drejtësi. Po ka qenë pengë ose një gur në duart e pushtetit. Dhe për herë të parë qysh nga krijimi i shtetit shqiptar është vënë një gur themeli me reformën në drejtësi dhe këtë gur e ka vënë kjo shumicë qeverisëse, me këtë parti në pushtet, nën drejtimin tim dhe padiskutim në bashkëpunim të nguhstë me aleatët strategjikë të Shqipërisë.”