Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme doli në një komunikimin publik në rrjetin social të facebook për ngjarjen e 21 janarit. Ai u ndal në mënyrë të veçantë edhe në reformën në drejtësi. Kryeministri e cilësoi si një gur themel të munguar prej 100 vjetësh në këtë shtet, e cila nuk ka qenë kurrë drejtësi. Drejtësia ka qenë ose një gur në duartë e pushteti ose një gur në kandarin e pazarllëqeve me të drejtën e të tjerëve, si para ashtu edhe pas komunizimt.

Rama theksoi se: “Për herë të parë është vënë një gur themeli në drejtësi dhe këtë gur e ka vënë kjo shumicë qeverisëse, kjo parti në pushtet nën drejtimin tim natyrisht dhe padiskutim në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA-n dhe Bashkimin Europian”.