Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj i pestë, Dan Hayhurst i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre të dashurisë pas vetëm 13 muajsh martesë. Ish-aktorja e Baywatch ka bërë kërkesë për divorc në vendlindjen e saj, Kanada, ku ishte zhvendosur me bashkëshortin e saj të ri vitin e kaluar, raportojnë mediat e huaja.
Ndarja vjen pothuajse një vit pasi Anderson kishte zyrtarizuar lidhjen me truprojën e saj pasi të dy ranë në dashuri. Po ashtu, si një konfirmim për këto zëra, Pamela u fotografua pa unazën e saj të martesës javën e kaluar.
Kujtojmë se dyshja u martuan në një ceremoni intime në prag të Krishtlindjeve në oborrin e shtëpisë së Anderson në ishullin Vancouver, Kanada. “Jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet”, tha ajo për DailyMailTV në një intervistë Janarin e kaluar.
Anderson u takua me Hayhurst, i cili jetonte në vend në ishullin Vancouver, gjatë ditëve të para të pandemisë dhe u tha që dyshja kishin qenë së bashku 24/7 që atëherë.