Besimi dhe besnikëria janë shtylla e një marrëdhënie të shëndetshme. Është e rëndësishme të jesh pranë njerëzve që nuk të krijojnë pasiguri apo frikë nga mashtrimi. Ka disa shenja të besueshme të horoskopit që i qëndrojnë gjithmonë asaj që thonë dhe nuk do ta thyejnë kurrë besimin tuaj.
Katër shenjat e horoskopit që nuk do t’ju tradhtojnë kurrë pavarësisht çfarë ndodh janë:
1. Dashi-Dashi është shumë i besueshëm. Ata gjithmonë do t’ju mbështesin, por edhe do t’ju thonë kur e keni gabim.
Do t’ju qëndrojnë gjithmonë pranë në momente të vështira pasi janë të përkushtuar dhe besnikë kur dashurojnë.
2. Demi-Demit nuk i pëlqen t’i mbajë gjërat për vete dhe është shumë i sinqertë. Për shkak të këtij tipari, ata nuk sillen si dikush që nuk janë. Nëse ata ju thonë se i ka marrë malli, mund të jeni të sigurt për këtë.
3. Gaforrja-Gaforret kanë një tendencë për t’u dhënë shumë pas të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim. Ata kanë një intuitë të fortë për atë që është e drejtë dhe e gabuar dhe priren të bëjnë gjithmonë gjënë e duhur.
4. Akrepi-Akrepi është një shenjë shumë besnike. Ata vlerësojnë besimin dhe ndershmërinë dhe kurrë nuk zhgënjejnë një partner. Në marrëdhëniet e tyre, ata japin gjithçka. Punojnë shumë për të krijuar siguri në lidhje.