5.2 milion Euro janë vënë në dispozicion të agroturizmit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca thotë se nga 10 janari e deri në 25 shkurt thirrja e 4 e programi IPARD do të qëndrojë e hapur për të pritur bizneset dhe individët që duan të investojnë në fshat. Për të përfituar nga ky fond kushtet janë të thjeshta. Krifca thotë se nëse ke një shtëpi të vjetër në fshat dhe një ide të re, apliko tani për të ngritur bujtinën tënde.
Krifca: “Sot është dita e parë e thirrjes 4 e programit IPARD. Ne e kemi çelur vetëm për masën e turizmit rural dhe të sporteve rekreative si dhe manifakturës dhe artizanatit. E kemi çelur për këto elemente specifike nën-sektorë sepse kemi vënë re se ka një kërkesë”.
Ngritja e bujtinave do të thotë të mbash gjallë traditën shqiptare. Në këto bujtina nuk duhet të mungojnë elementet tradicionale si mikpritja dhe ushqimi bio fermerëve vendas.
Krifca: “Buxheti në dispozicion vetëm për këtë thirrje do të shkojë diku tek 5.2 mln Euro masat e financimit fillojnë nga 10 mijë Euro deri në 400 mijë Euro për investimet në ndërtimin apo rikonstruksionin e objekteve ekzistuese, të cilat gjithmonë do të jenë në formatin tradicional dhe për këtë merret një certifikate vërtetësie nga Instituti i Monumentit të Kulturës pasi ne duam që këto investime në duam të jenë të përputhura me karakteristikat e zonës ku ato janë”.
Hapja e bujtinave dhe agroturizmit ndalon largimin e të rinjve nga fshati. Pasi një shtëpi e vjetër në fshat mund të kthehet në një atraksion turistik, kështu tradita shqiptare njihet nga turistët vendas dhe të huaj.