6.601 persona janë aktualisht në infektuar me koronavirus në Shqipëri dhe 110 prej tyre po marrin trajtim mjekësor në spital, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 335 raste të reja, nga 2.487 testime të kryera gjithsej, ndërsa kanë humbur jetën një 69-vjeçar nga Kamza dhe një 86-vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë njofton për 182 raste pozitive në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnjë, Berat, 9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.

Janë shëruar 115 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë. Ndërkohë, procesi i vaksinimit vazhdon pa probleme në të gjithë vendin. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Statistika (03 Janar 2022) Raste të reja ditore 335 Të shëruar në 24 orë 115 Të shtruar në spitale 110 Humbje jete në 24 orë 2 Testime ditore 2,487 Testime totale 1,489,836 Raste pozitive 211,220 Raste të shëruara 201,397 Raste Aktive 6,601 Humbje jete 3,222 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3098 Fier 657 Durrës 616 Shkodër 440 Elbasan 406 Vlorë 394 Berat 269 Lezhë 200 Gjirokastër 198 Korçë 151 Dibër 103 Kukës 69