Presidenti i FSHF-së, Armando Duka ka urdhëruar nxjerrjen jashtë të mediave nga mbledhja e Asamblesë së Shoqatës Rajonale të Tiranës që pritet të nisë nga çasti në çast, duke mbyllur çdo komunikim. Një lëvizje që duket se bëhet për të fshehur nga sytë e mediave manipulimet që po përpiqet të bëjë me çdo kusht për të betonizuar mandatin e 6-të në krye të FSHF-së.

Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për Armando Dukën lidhur me një sërë akuzash që kanë të bëjnë me korrupsion, shpërdorim detyre dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën.