NATO nisi punimet për transformimin e bazës ajrore të Kuçovës në një bazë të mirëfilltë të sajën.
Kryeministri Edi Rama tha në fjalë e tij të rastit se kur ky lajm u bë publik tre vite më parë, shumë nuk e besonin, por ja që tani projekti është realizuar.
Në përmbyllje, tha se nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj duhet të jetë personi më i lumtur sepse ishte mosbesuese në fillim. Teksa Rama bëri këtë moment, Felaj e shoqëroi me një buzëqeshje.
Edi Rama: Sot është një ditë e bukur, një moment shumë pozitiv që jam i bindur që përçon një energji të jashtëzakonshme pozitive jo vetëm tek forcat tona të armatosura, jo vetëm në kolektivin e vendeve të NATO-s dhe dua të falenderoj me zemër të gjithë përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, ambasadorë dhe ambasadore nga vende të tjera, ashtu sikundër besoj dhe meritojnë një falenderim të veçantë dhe deputetët e pranishëm duke filluar nga nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, nga kryetari i Komisionit të Sigurisë që është dhe deputet i zonës.
Nënkryetarja ka qenë për vite deputete e zonës dhe ka mbuluar nga afër zonën e Kuçovës dhe pse së fundmi është transferuar në Tiranë, besoj se është njeriu më i lumtur këtu sot dhe pse ishte njeriu më mosbesues kur doli lajmi që do bëhej kjo bazë e re, mosbesuese nga dëshira.